Vendosni fjalën kyçe....

PS ndryshime në qarqe/ Ahmetaj ikën nga Vlora, Majko shkon në Kukës, Spiropali zhvendoset në Shkodër


Ka përfunduar këtë të martë edhe mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndërkohë në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Kukës është vendosur për ndryshime të drejtuesve politikë.

Nga Vlora largohet Arben Ahmetaj dhe në vend të tij shkon Blendi Klosi.

Në Kukës ikën Safet Gjici dhe shkon Pandeli Majko, ndërsa në Shkodër ikën Edona Bilali e cila zëvendësohet nga Elisa Spiropali.