Vendosni fjalën kyçe....

I merr flakë skuteri në ashensor, pëson djegie të rënda burri (Video)


Një burrë në Rusi pësoi djegie të rënda pasi skuteri i tij me bateri u përfshi nga flakët brenda një ashensori, thanë autoritetet lokale.

Incidenti ndodhi të mërkurën në qytetin jugor të Rusisë, Krasnodar. 37-vjeçari vuri re se mjeti i tij nuk funksiononte, ndaj vendosi ta çonte për riparim, tha policia për mediat.

Por teksa po zbriste me një ashensor të vogël nga banesa e tij, pajisja shpërtheu në flakë, duke e mbushur me shpejtësi ashensorin me tym të dendur. Incidenti u kap nga një kamera sigurie, me pamjet e postuara në rrjetet sociale më vonë gjatë javës.

Sipas policisë, viktima ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është dërguar në spital. Mediat lokale raportuan se mbi gjysma e trupit të tij ishte prekur.