Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata shpall ‘të pavlefshëm’ urdhrin e vaksininimit për anëtarët e shoqatës së policisë në Nju Jork


Mandati i vaksinës u shpall ‘i pavlefshëm’ për anëtarët e Shoqatës së Policisë në Nju Jork

Oficerët e policisë së qytetit të Nju Jorkut shënuan një fitore të madhe në luftën e tyre kundër urdhrit për t’u vaksinuar ndaj Covid-19 që u kushtoi disave vendin e punës, pasi një gjyqtar i gjykata së Manhatanit vendosi se urdhri – pasi zbatohet për anëtarët e Shoqatës Dashamirëse të Policisë (PBA) – është ‘i pavlefshëm’ dhe policët e shkarkuar duhet të kthehen në vendet e punës.

Gjykatësi Lyle Frank tha në vendimin e 23 shtatorit (pdf) se anëtarët e PBA-së që humbën punën pasi kundërshtuan vaksinimin duhet të ‘rikthehen në statusin që ishin në datën e veprimit të gabuar’.

Ndërsa është e paqartë se sa anëtarë të PBA-së humbën punën e tyre për shkak të urdhrit, një zëdhënës i Bashkisë i tha CBS News se mbi 1,750 punonjës të qytetit të Nju Jorkut janë pushuar nga puna për shkaka se kanë kundërshtuar vaksinimin ndaj Covid-19.

Frank tha në vendim se  arsyeja kryesore pse urdhri ishte i paligjshëm është sepse qyteti nuk bëri ujdi kolektive me PBA-në, e cila përfaqëson rreth 24,000 anëtarë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD).

Ndërsa ka pasur ‘një mori rastesh’ ku gjykatat kanë vendosur kundër sfidave ndaj vaksinave si kusht punësimi, në ato raste ‘qyteti bëri ujdi kolektive për të përfshirë urdhrin e vaksinimit si një kusht të ri punësimi’ tha gjyqtari, duke shtuar se ky ‘nuk është rasti’.

‘Shkelje e papërshtatshme’

Presidenti i PBA-së Patrick Lynch përshëndeti vendimin në një deklaratë, duke e quajtur atë një fitore për lirinë e anëtarëve për të marrë vendimet e tyre mjekësore.

“Ky vendim konfirmon atë që kemi thënë që në fillim. Urdhri i vaksinës ishte një shkelje e papërshtatshme e së drejtës së anëtarëve tanë për të marrë vendime personale mjekësore në konsultim me profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor.” – tha Lynch.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për t’i mbrojtur ato të drejta.” – shtoi Lynch, me vërejtjen e tij për luftën e PBAs-së kundër urdhrit që nuk po përfundonte pasi autoritetet e qytetit të Nju Jorkut paraqitën një njoftim të menjëhershëm apelimi, duke e shtyrë zbatimin e vendimit të gjyqtarit.

“Është në kundërshtim me çdo vendim tjetër të gjykatës që mban urdhrin e vaksinimit si kusht punësimi.” – tha një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë të qytetit të Nju Jorkut për CBS News.

Vendimi u lavdërua gjithashtu nga krerët e dy shefave të sindikatave të FDNY – Presidenti i Shoqatës së Zjarrfikësve, Andreë Ansbro dhe Presidenti i Shoqatës së Oficerëve të Uniformuar të Zjarrfikësve me Uniforma, James McCarthy, të cilët thanë në një deklaratë të premten se do luftonin për të rifituar vendet e humbura të punës nga ana e zjarrfikësve që kundërshtuan të bëjnë vaksinën ndaj Covid-19.

“Ishte vetëm çështje kohe para se një gjykatës i arsyeshëm të arrinte në përfundimin se urdhri i vaksinimit kundër Covid-19 nuk ishte kurrë një kusht punësimi.” – shkruan dy krerët e sindikatave.

Krerët e sindikatave shtuan se do t’i kërkojnë Komisioneres në detyrë të Zjarrfikësve Laura Kavanagh të rikthejë në detyrë anëtarët e FDNY që u pushuan nga puna ose u vendosën në leje pa pagesë për refuzimin e vaksinës  dhe që anëtarët të marrin paga të prapambetura.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa shpejt do dëgjohet apeli i qytetit, me zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të Manhatanit që mbetet i ngrirë për momentin.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Theepochtimes