Vendosni fjalën kyçe....

Artistë e qytetarë ngujohen brenda Teatrit Kombëtar, ndërpritet energjia e godinës (Video)


Teksa artistë e qytetarë janë ngujuar brenda Teatrit Kombëtar, kundër prishjes së tij, në godinë është ndërprerë energjia elektrike.

Është ende e paqartë nëse energjia është shkëputur nga institucionet shtetërore apo nga ndonjë arsye tjetër. Artistët dhe qytetarët e mbledhur brenda Teatrit Kombëtar bëjnë thirrje që qytetarët t’u bashkohen.

Mëngjesin e sotëm, qindra forca policie rrethuan Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental dhe disa punonjës nisën të nxjerrin jashtë sendet dhe orenditë e ndryshme.

Por qindra artistë e qytetarë pasi u përplasën me policinë arritën të futeshin brenda godinës ku edhe janë ende.

VINI RE: Videoja marrë nga Balkanweb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *