Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në takim ambasadoren amerikane Kim


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka pritur në takim ambasadoren amerikane në Tiranë, Kim.

Gjatë takimit është diskutuar mbi bashkëpunimin e PL-së me SHBA-në për të forcuar e shtuar partneritetin strategjik mes Shqipërisë e SHBA-së si dhe përmbushjes së detyrimeve të Tiranës zyrtare si vend i NATO-s.

Po kështu Meyta shkruan se në takim është biseduar edhe për përshpejtimin e reformave të integrimit të vendit në BE.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.” – shkruan Meta.