Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në spitalin e Durrësit, prokuroria nis hetimet


Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përfshirjen nga flakët të Spitalit të Durrësit. Grupi i hetimit ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët, raporton Report Tv

Mësohet se në krye të këtyre hetimeve është prokurorja Pranvera Gruda.

Ky hetim vjen pas një rasti të përsëritur të kësaj ngjarjeje. Kjo është hera e tretë që spitali i Durrësit përfshihet nga flakët.

Nga zjarri në spitalin e Durrësit janë zhvendosur pacientët e kirurgjisë dhe neurologjisë dhe 5 prej tyre janë dërguar në Tiranë.