Vendosni fjalën kyçe....

8 makina dhe 1 motor përplasen në Fier, lëndohen disa persona


Pamje nga vendi i aksidentit, Fier | Foto: Balkanweb

8 automjete dhe një motorr janë përfshirë në një aksident në qytetin e Fierit.

Përplasja ka ndodhur në vendin e njohur si “Zogu i Zi” në kryqëzimin e lagjes Apolonia në Fier.

 2 automjete tip Golf, 1 Skoda, 1 Honda, 1 Peugeot, 1 Audi, 1 Opel, 1 Mercedes Benz dhe një motor që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore ndërsa paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar në gjende të rendë, por vetëm dëme materiale.