Vendosni fjalën kyçe....

BE premton 7 miliardë euro për Sirinë dhe Turqinë


Donatorët ndërkombëtarë janë zotuar të ofrojnë 7 miliardë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirinë të prekura nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit, njoftoi kryeministri suedez Ulf Kristersson.

Jam krenar të njoftoj se do të shohim mbështetje thelbësore shtesë. Angazhimet tani arrijnë në shtatë miliardë euro,” tha Kristersson, vendi i të cilit mban presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE, pas një konference ndërkombëtare donatorësh për viktimat e tërmetit.

Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij ndërkombëtarë u mblodhën në Bruksel të hënën duke kërkuar të mbledhin para për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit që shkatërroi pjesë të të dy vendeve muajin e kaluar.

Tërmeti me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit vrau më shumë se 52,000 njerëz – shumica dërrmuese në Turqi. Më shumë se 200,000 ndërtesa në Turqi ose u shembën ose u dëmtuan rëndë.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, një grup ndihme që i përgjigjet krizave humanitare, tha se situata në rajon mbetet kritike dhe u kërkoi donatorëve të sigurojnë që apeli i OKB-së për Turqinë dhe Sirinë – që kërkon respektivisht 1 miliardë dhe 397 milionë dollarë – të financohet plotësisht.

Njerëzit e prekur nga ky tërmet shkatërrues po mbështeten në takimin e donatorëve në Bruksel. Ata duhet të sigurojnë që financimi të jetë i disponueshëm për artikujt që shpëtojnë jetë, duke përfshirë ushqimin, strehimin, rrobat e ngrohta dhe ujin e pastër, si dhe mbështetjen për sistemin tashmë të dobët të kujdesit shëndetësor duke përfshirë sigurimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Nëse nuk e bëjnë këtë , më të cenuarit do të paguajnë çmimin” tha Tanya Evans, Drejtoresha Vendore e IRC-së në Siri.

Të mbijetuarit e tërmetit në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga rebelët kanë marrë shumë pak ndihmë për shkak të ndarjeve të thella të përkeqësuara nga lufta 12-vjeçare e vendit. BE tha se 15.3 milionë sirianë të një popullsie prej 21.3 milionë banorësh kishin nevojë tashmë për ndihmë humanitare përpara se të godiste tërmeti.

Blloku ka ofruar ndihmë humanitare për Sirinë që nga viti 2011 dhe dëshiron ta rrisë atë. Por blloku nuk ka ndërmend të ndihmojë në rindërtimin në vendin e shkatërruar nga lufta, me sanksionet e BE-së kundër regjimit sirian të Presidentit Bashar Assad për shkak të goditjes së vazhdueshme kundër civilëve.