Vendosni fjalën kyçe....

Ferdinand Xhaferaj: Artan Lame të dalë në zyra, korrupsioni në Kadastra përbën kërcënim për sigurinë kombëtare


Shoqërohet me debate mbledhja e sotme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku merr pjesë kreu i Kadastrës Artan Lame.

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinant Xhaferraj është përplasur me deputetët socialistë në Komision pasi kërkoi nga Lame të lërë punën, pasi sipas tij korrupsioni në Kadastra sot përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Zoti Lame duhet të lërë zyrën sepse korrupsioni në Kadastra përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Duhet të lënë këtë zyrë. Përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.”– tha Xhaferaj.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, iu kundërpërgjigj Xhaferajt duke thënë se Lame është pjesë e grupit të punës së caktuar nga kryeministri për titujt e nderit.

“Të respektohet rregullorja, e Sqarova deputetin që kryeministri ka ngritur një grup pune për këtë projektligj për titujt e nderit.

Dhe zoti Lame është një nga ekspertët. Opinionet tuaja ju mund t’i bëni publike por ju lutem respektoni faktin që jeni në komisionin e sigurisë. Nëse doni t’iu vëmë në dispozicion botimet e Lames në këtë fushë mund ta bëjmë edhe këtë.”– tha ajo.