Vendosni fjalën kyçe....

Rama përmend të “fortët”: Nuk do të ngelet asnjë, nesër arrestime të tjera


Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ishte i i pranishëm sot në një takim me gra dhe vajza në Laprakë për të folur për mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve.

Përveç se theksoi se më 1 Janar nuk do të ketë hapur asnjë pikë bastri Rama foli edhe për të fortët.  “Këta të fortët me lidhje të forta kriminale, do të jemi shumë të ashpër me të fortët. Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend, pasi del nga shtëpia, ti fortë është komuniteti. Ne do ti detyrojmë o të vihen në resht dhe të respektojnë ligjin e këdo qoftë, ose ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot ata që janë aty brenda,” tha Rama.

Ai tha ndër të tjera se do të merren masa edhe për alkoolin. “Do merren masa ndaj lokaleve që shesin alkool. Do mbyllen lokalet që iu shesin fëmijëve alkool, vajzave dhe djemve që janë nënmoshë. Lokalet s’janë klasa alternative e fëmijëve që prindërit i nisin në shkollë dhe përfundojnë në lokale duke pirë alkool.”, tha Rama. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *