Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy avionë në SHBA, tre persona humbin jetën


Të paktën tre persona humbën jetën pasi dy avionë u përplasën në ajër të shtunën në Kolorado.

Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se dy avionët “u përplasën dhe u rrëzuan” pranë aeroportit Vance Brand, pak para orës 9 të mëngjesit.

Siç shkruan CNN, në bordin e njërit avion ishin dy persona. Numri i njerëzve në bordin e avionit të dytë, i identifikuar nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) si Sonex Xenos, nuk është konfirmuar për momentin.

Të dy pasagjerët në avionin Cessna 172 vdiqën në vendngjarje. Në avionin tjetër ishte një pasagjer i konfirmuar, i cili gjithashtu u raportua i vdekur pas mbërritjes së ndihmës së parë.

Autoritetet nuk i kanë identifikuar ende tre personat që humbën jetën në aksident.