Vendosni fjalën kyçe....

Berisha përsërit akuzat ndaj Bashës: U mor peng nga Rama me dosjen e financimeve ruse


Kreu i PD-së Berisha përsëriti akuzat ndaj paraardhësit të tij Basha se ishte marrë peng nga dosja e financimeve ruse.

Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e Italisë përmes videos, ai tha se kryeministri Rama është avokati i vetëm i politikës filoruse në Shqipëri e rajon duke e kthyer Shqipërinë në një vasal të Beogradit.

“Edi Rama është avokati i vetëm i politikës filoruse. Mbron aksin Beograd-Moskë. I kërkon Europës mos t’i bëjë presion Vuçiçit për sanksione. Shqipërinë e ka shndërruar në një vasal të Beogradit. Rama në vitin e dytë të qeverisjes ka prishur 9 mijë objekte dhe biznese duke i nxjerrë njerëzit në rrugë. Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjen për financime ruse, dhe ishte zotuar shqiptarëve se do ti shkonte në fund hetimit, përdori hetimin për të marrë peng ish- kreun  e opozitës. Unë ju them se PD është partia e parë politike në Europë.” – tha ai.