Vendosni fjalën kyçe....

Sot kallëzimi në SPAK për Xhaçkën, Alibeaj: Si u bë tenderi pa garë në kohë krize


Sot Partia Demokratike dorëzon në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në lidhje me tenderin 1.5 milionë euro të ushqimit që sipas kësaj force politike është realizuar pa garë.

Në një lidhje me Skype me televizionin “News 24”, Alibeaj tha se në këtë rast kemi të bëjmë me një shkelje ligjore në një situatë krize.

 “Jo vetëm ndaj ministres Xhaçka, ndaj gjithë mekanizmit dhe gjithë institucioneve që janë përfshirë në këtë proces. Ne kemi patur disa dalje për të sqaruar këtë shkelje ligjore, në një situatë krize, ku është bërë imediate qëndrimi afër shtresave në nevojë. Besoj se këtu shkohet përtej ca shkeljeve ligjore rutinë që kjo qeveri ka bërë.

Që në momentet e para kur kjo pandemi ra dhe në vend, një nga kërkesat e para të opozitës ishte që duhet të merrte masa të menjëhershme në kohën e duhur për të plotësuar minimumi nevojat e rezervës ushqimore për familjet në nevojë. Ndodhi që pas shumë ditësh, filloi një procedurë tenderimi me një shumë që është vërtetë e madhe për nevojat që sot vendi ka, 1.5 milionë euro. Në Shqipëri ka rreth 32 mijë kompani që merren me furnizimin e mallrave ushqimorë. Shkojnë e zgjedhin një kompani që nuk është shqiptare por nga Maqedonia e Veriut dhe që nuk kishte pasur asnjë lloj eksperience në ofrimin e mallrave ushqimore. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion”, deklaroi Alibeaj.

Ish-deputeti demokrat shtoi se PD do të ndjekë rrugët institucionale pasi nuk mund të heshtë “kur vidhen paratë e shqiptarëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *