Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Mirditë


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Mirditë pasditen e sotme.

Një person i identifikuar si Klodian Gjoka akuzohet se ka qëlluar ndaj një tjetri të identifikuar si Pashk Prenga.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim e forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij.

Personi ndaj të cilit u qëllua është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Njoftimi

“Mirditë/Informacion paraprak

Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”