Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Çmimi i naftës në bursë bie pikiatë, Bordi nuk e ul se mbush xhepat


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar çmimin në bursë të naftës që ka rënë ndërsa në Shqipëri nuk është reflektuar.

Sipas Vasilit, çmimi nuk ulet pasi ligjin e bëjnë oligarkët që bëjnë llogari të xhepit të tyre.

Çmimi i naftës bie pikate në Bursa, por Bordi i Hajduteve nuk e ul çmimin!

Çmimi i Naftës ne Bursa bie dhe po bie vazhdimisht, ky është fakt, qe nuk e luan topi. Po ju sjell me Foto edhe për dje edhe sot çmimin e Naftës ne Burse.

Bordi i Hajduteve deklaroi qe sapo ndryshon çmimi ne bursa ne ulje këta gjoja e ulin menjëherë.

Por realiteti flet ndryshe.

Çmimi nuk ulet kurrsesi sepse Bordin e Hajduteve ligjin e bëjnë oligarkët, qe bëjnë llogarinë e xhepit te tyre i japin edhe hisen qeverise, ndërsa populli i lënë çmimin e larte qe ta plaçkisin gjer ne palce.

Ne Mal te Zi një litër nafte kushton 1.27 euro litri ose thënë ndryshe 147 leke.

Ndërsa në Shqipëri Bordi i Hajduteve e mban 232 lek.

Edhe me Taksat pa fund qe i kane vene Naftës maksimumi një litër Nafte di te kushtonte jo me shumë se 200 lek litri.

Llogaritni çfarë plaçkitje monstruoze ju bëhet shqiptareve me Naftën.

Shikoni në Foto çmimet ne Bursa shihni edhe çmimin në Mal te Zi”-shkruan Vasili.