Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon pas rreth 2 orësh “takimi urgjent” mes Kurtit e Ramës


Ka përfunduar pas rreth 2 orësh takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij të Kosovës, Albin Kurti.Ky i fundit erdhi sot në Tiranë pasi la në mes një konferencë për mediet, duke thënë se kishte një “takim urgjent”, por pa sqaruar se për çfarë bëhej fjalë.

“Faleminderit, tash më duhet të shkoj në një takim urgjent por do të jem para juve edhe nesër e pasnesër, e tash fillon edhe Kuvendi i Republikës. Pyetjeve tuaja do ju përgjigjen dy ministrat e mi.”- deklaronte Kurti.

Takimi informal prej dy orësh mes dy kryeministrave u mbajt në “Vilën 30”, por ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyet e këtij takimi të panjoftuar më parë.