Vendosni fjalën kyçe....

Roja Bregdetare greke hap zjarr ndaj anijes turke (Video)


Një anije mallrash turke u përplas me një patrullë të rojes bregdetare greke në brigjet e Egjeut të Turqisë të shtunën, me të dy vendet që dhanë deklarata kontradiktore për incidentin.

Sipas palës turke, anija me flamur të Komoros, ‘Anatolian’ pësoi dëmtime të vogla nga të shtënat me armë nga pala greke. Roja Bregdetare greke nga ana e saj këmbënguli se ndaj anijes u qëlluan vetëm të shtëna paralajmëruese.

Mediat turke nxorrën video të incidentit, të kapura nga ekuipazhi i ‘Anatolian’. Ajo tregon një varkë të Rojes Bregdetare greke që lundron përkrah anijes. Videoja tregon gjithashtu disa vrima plumbash në dritaret dhe muret e strukturës së anijes, që supozohet se janë lënë si rezultat i të shtënave nga pala greke.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Turqisë, anija u godit me plumba kërcënues nga Roja Bregdetare greke ndërsa lundronte në ishullin turk të Bozcaada në ujërat ndërkombëtare. Dy anije të rojes bregdetare turke u dërguan në ndihmë të ‘Anatolian’, por anija greke u largua nga zona pasi zbuloi anijet që po afroheshin, pohoi ministria.

Sipas Rojes Bregdetare greke, anija turke u gjet duke lëvizur ‘në mënyrë të dyshimtë’ në ujërat e brendshme të vendit në veriperëndim të Lesbos, një ishull i madh grek që ndodhet pranë bregdetit turk.

Asaj iu kërkua nga Roja Bregdetare që të ndryshonte kursin dhe të largohej nga ujërat territoriale greke. Anija, megjithatë, nuk e respektoi dhe ndaj saj u qëlluan të shtëna paralajmëruese, pretendoi pala greke.