Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironi me premtimin e Këlliçit: Lali Erit i kanë dhuruar një kandidat që duket se ka humbur fizarmonikën


Kryeministri Edi Rama duke ironizuar premtimet e bëra nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi për transport publik falas në bashkinë e Tiranës.

Ai tha se me Këlliçin përballë Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës, kundërshtarët politikë i kishin bërë një dhuratë.

“Lali Erin e duan të tërë, nuk e duam vetëm ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë. Por e duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur. Madje këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Kur thotë se do të bëjë transport publik falas. Mua më duket sikur thotë po ma gjetët fizarmonikën unë do iu bëj një xhiro pa lekë”-tha Rama.