Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet mbledhja e Kryesisë, Berisha thërret Këshillin Kombëtar


Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme, kreu i PD-së të Rithemelimit Sali Berisha do të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar ditën e shtunë.

Mbledhja pritet të mbahet në orën 12:00, ndërsa të ftuar do të jenë edhe deputetët e grupimit të Gazment Bardhit.

Mbledhja e kryesisë u shfrytëzua për të marrë edhe vendime që lidhen me organizimin e partisë ku partisë u vendos krijimi i 4 rajoneve, që do të drejtohen nga 4 koordinatorë.