Vendosni fjalën kyçe....

DASH dënon sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë: Do punojmë për forcimin e sigurisë, autorët do mbajnë përgjegjësi


Departamenti i Shtetit ka dënuar sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë dy ditë më parë ku ra sistemi TIMS në pikat kufitare të vendit.Zëdhënësi i DASH-it Ned Price tha se SHBA-ja dënon me forcë sulmin që pason atë të 15 korrikut.

Ai theksoi se SHBA-ja do vijojë të punojë me Shqipërinë e aleatët e tjerë për të forcuar sigurinë kibernetike si dhe për të vënë para përgjegjësisë ata që janë përfshirë në këto sulme.

“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.” – deklaroi Price.