Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nga nesër do shihni një President ndryshe, vetëm takime institucionale


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në një intervistë për “Opinion” paralajmëroi se do ndryshojë kursin e tij të veprimeve si President.

Meta tha se nga nesër do jetë një President tepër zyrtar, i hapur vetëm për marrëdhënie institucionale.

Nga nesër do shihni një President tjetër. Do ketë një President tepër zyrtar. I hapur në çdo kohë për marrëdhënie zyrtare institucionale, të mirëdokumentuara dhe me dëshmitarë. Me Ramën, me Lulin, me Sorecën dhe me Kim. Me të katër nga nesër vetëm marrëdhënie dhe takime institucionale, me dëshmitarë dhe të mirëdokumentuara!”- tha Meta.