Vendosni fjalën kyçe....

Sistemi TIMS rikthehet në Rinas, mbetet i bllokuar në disa pika


Sistemi TIMS është rikthyer në normalitet në pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit pas sulmit të pësuar kibernetik.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se situata me sistemin TIMS është kthyer në normalitet”-njofton Aeroporti

Gjithashtu sistemi është rikthyer edhe në Pikat e Kalimit të Kapshticës dhe Kakavijës

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe atë të Tushemishtit, sistemi TIMS është ende jashtë funksionit. Në këto pika punohet ende në mënyrë manuale me regjistra.