Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi pritet të prezantojë sot drejtorin e ri të Policisë së Shtetit


Ministri i Brendshëm, Çuçi pritet të prezantojë sot drejtorin e ri të Policisë së Shtetit qaë do zëvendësojë të shkarkuarin Gledis Nano.

Prezantimi do bëhet në takimin me drejtorët e policisë në tre qarqe në një takim që është parashikuar të nisë në orën 16:00.

Vendin e Nanos pritet ta marrë Muhamet Rrumbullaku. Nano u shkarkua pak ditë më parë teksa ministri Çuçi tha se vendimi ishte marrë për shkak se ai nuk përmbushi objektivat.

Në një intervistë për mediat franceze pas shakrkimit, ish-drejtori Nano tha se mbi 14 kriminelë i kishin shpëtuar arrestimit në operacione e policisë pasi këto të fundit dekonspiroheshin.