Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas deklaratës së Gledis Nanos: Në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, ta shporrim kryeministrin e krimit


Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit për median franceze ku tha se 14 kriminelë ishin arratisur për shkak të dekonspirimit të aksioneve të policisë.

Meta shkruan se çdo shtet ka mafien e tij ndërsa në Shqipëria mafia ka shtetin e vet.

Ai shkruan se kjo qeveri e kryeministrit të krimit e shpopullimit duhet shporrur një orë e më parë.

“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.

Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet. Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!” – shkruan Meta.