Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Buxheti i miratuar sot formalizon kapjen e shtetit


Deputetja e Partisë Demokratike ka kundërshtuar miratimin e Buxhetit 2022 nga Parlamenti ditën e sotme.

Deputetja thotë se buxheti i miratuar formalizon kapjen e shtetit dhe ligjet për klientët e qeverisë.

Tabaku përmend si argument uljen e taksave për karburantin e jahteve dhe heqjen taksës për qumështin pluhur.

Ndërsa për shtresat në nevojë do rriten taksat dhe çmimet.

Fatkeqësisht, sot qeveria refuzoi nismën e PD për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%. Në një situatë të paprecendentë të rritjes së çmimeve, kur çdo qeveri po merr masa për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat në nevojë, qeveria Rama refuzoi sot të miratojë masa nxitëse për konsumin dhe për familjet në nevojë.

659 mijë individë sot janë në minimumin e jetesës. 40% e buxhetit familjar sot shkon për mbijetesë dhe ushqim, por qeveria rrëzoi nismën tonë per uljen e çmimeve, rriti taksat për fermerët dhe uli kompensimin!

Buxheti i miratuar sot formalizoi kapjen e shtetit, ligjet me porosi për klientët e qeverisë,

Ulet taksa e karburantit për jahtet

Hiqet taksa për qumështin pluhur

Çfarë parashikon qeveria për qytetarët e zakonshëm dhe fermerët vitin e ardhshëm? Vetëm rritje çmimesh.

Rritjen e TVSH-së në bujqësi, që do të sjellë rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Rritjen e taksës për gazin, që do të shtrenjtojë koston e jetesës për shqiptarët.

Fatkeqësi që përpara së të mbrojë shqiptarët me nisma si e jona për uljen e çmimeve, Edi Rama voton për të mbojtur interesat financiarë të një grushti njerëzish”-shkruan Tabaku.