Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e mahnitshme të Titanikut siç nuk i keni parë kurrë, ekspedita nënujore filmon video në 8k (Video)


Pamjet me cilësi më të lartë të Titanikut janë publikuar, duke treguar rrënojën famëkeqe të fundosur në një ‘nivel mahnitës hollësish’ siç nuk është parë kurrë më parë.

Videoja 8K vjen nga OceanGate Expeditions, të cilët kapën pamjet gjatë ekspeditës së tyre Titanic 2022.

Gjatë një misioni 8-ditor, ekipi u fut thellë në Atlantikun e Veriut në bordin e një anijeje 93.6 metra dhe zbuloi hollësi mbi gjendjen e Titanikut duke përdorur automjete zhytëse, kamera me definicion të lartë, sonar 3D dhe një grup ekspertësh.

Pamjet kapin një numër karakteristikash domethënëse të anijes, duke përfshirë harkun e saj, spirancën, një zinxhir të madh spirance dhe kapëse të forta prej bronzi.

“Ne po shohim hollësi të reja në këtë pamje. Për shembull, nuk e kisha parë kurrë emrin e prodhuesit të spirancës, Noah Hingley & Sons Ltd., në spirancën e anijes. Unë kam studiuar rrënojat për dekada dhe kam kryer zhytje të shumta dhe nuk më kujtohet të kisha parë ndonjë pamje tjetër që tregon këtë nivel hollësisht.” – tha në një deklaratë Rory Golden, eksperti i OceanGate Expeditions Titanic dhe zhytësi veteran i Titanic.

“Një nga pamjet më mahnitëse tregon një nga kaldajat me një skaj që ra në dyshemenë e oqeanit kur Titaniku u nda në dysh.” – shtoi ai.

Anija oqeanike ‘e pafundosshme’ u mbyt në Oqeanin Atlantik më 15 prill 1912, pasi goditi një ajsberg gjatë udhëtimit të saj të parë nga Southampton në Angli në qytetin e Nju Jorkut. Të paktën 1,500 pasagjerë vdiqën dhe rrënojat u fundosën në shtratin e detit, rreth 4,000 metra nën nivelin e detit rreth 740 kilometra (400 milje detare) larg nga Newfoundland në Kanada.

Vendi i fundit i pushimit të anijes nuk u zbulua deri në vitin 1985, 73 vjet pasi ajo u mbyt. Për një çmim të pazbuluar, OceanGate Expeditions ofron turne në anijen e mbytur për disa klientë të zgjedhur.