Vendosni fjalën kyçe....

Në prag të nisjes së parlamentit, deputetët e Bashës mblidhen për darkë në Tiranë


Deputetët e njohur si mbështetës të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, janë takuar mbrëmjen e sotme në një nga hotelet e Tiranës.

Rreth 20 prej tyre janë parë të shkojnë në darkën e organizuar që sipas të gjitha gjasave ka të bëjë me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator dhe hapat që do ndjekin, shkruan Lapsi.

Pjesë e takimit ka qenë edhe Enkelejd Alibeaj, i cili sipas kreut të PD-së Berisha nuk do jetë më kreu i grupit parlamentar.

Të enjten pritet që Berisha të mbledhë deputetët mbështetës të tij.