Vendosni fjalën kyçe....

Ceferin pas takimit me Ramën e Dukën: Duam zgjedhje të ndershme dhe pa ndërhyrje nga jashtë futbollit


Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin pas takimeve të zhvilluara me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e FSHF-së, Armando Duka ka dhënë përshtypjet e tij për takimet dhe diskutimet e zhvilluara.

Ceferin tha se kërkon që zgjedhjet në FSHF të jenë të ndershme dhe pa ndërhyrjen e ndonjë pale tjetër.

Ai theksoi se UEFA do dërgojë njerëzit e saj për të kontrolluar zgjedhjet dhe do sigurohet që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë futbollit.

Së pari UEFA nuk ndërhyn në zgjedhje, por ne duam zgjedhje të ndershme, nuk duam asnjë ndërhyrje nga ndonjë palë tjetër. Takova kryeministrin sot dhe ishim pak të shqetësuar për situatën që kishim lexuar në media. Jam i kënaqur që me kryeministrin ishim dakord që futbolli duhet të vendosë për futbollin. UEFA do të japë të gjithë mbështetjen e saj, do të dërgojë njerëzit e saj këtu për të kontrolluar korrektësinë e zgjedhjeve dhe sigurisht, që të mos ketë asnjë ndërhyje nga asnjë palë jashtë futbollit.

Gjëja më e rëndësishme këtu është që kjo nuk e ndihmon futbollin shqiptar. Gjërat duhet të jenë të qeta, ne jemi gati të ndihmojmë që çdo gjë të jetë e qetë, çdo gjë duhet të jetë transparente dhe me qeverisje të mirë dhe nuk dua të hyj në deklaratat që vijnë nga aktorë lokalë.

Pasi lexuam artikujt ne ishim le të themi pak të shqetësuar për finalen e Ligës së Konferencës por pasi fola me presidentin e federatës dhe kryeministrin, Rama dakord me kryeministrin që nuk do të ketë ndërhyrje nga qeveria, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk do të ndërhyjë, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë gjithashtu. Nëse gjërat janë kështu dhe unë absolutisht kam besim te kryeministri, atëherë zhvillimi i finales këtu është i sigurt. Dhe po e presim me padurim pasi është finalja e parë e Ligës së Konferencës në histori”, tha presidenti i UEFA-s.