Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje 73-vjeçarin në aksin Levan-Tepelenë


Një aksident i ka marrë jetën një të moshuari 73-vjeçar në Fier. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Cakran në orët e para të mëngjesit, ku 73-vjeçari u përplas nga një makinë.

 “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor ‘Levan-Tepelenë’, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Cakranit’ shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip ‘Jeep’, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.

U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”– thotë Policia.