Vendosni fjalën kyçe....

Rama për çështjen Beleri: Qasja jonë është e re në historinë e pushtetit politik, nuk përzihemi në punët e organeve të drejtësisë


Duke u ndalur mbi strukturat e reja të drejtësisë, Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS u ndal edhe tek marrëdhëniet me palën greke, marrëdhënie të tensionuar pas çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes, por kjo qasje e palës greke tregon se raporti i ri po kalon përmes një sprove të fortë.

Rama thotë se qasja e qeverisë shqiptare është për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur ato pa kushte në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit.

“Impakti i pazakonshëm i organeve të reja drejtësisë është po ashtu me rëndësi. Sa herë do të bëhet fjalë për aktivitetin e këtyre organeve sidomos të SPAK, nuk do reshtem së foluri. Shohim se çfarë pala greke po kërkon prej nesh? Përse ndodh kjo? Si ka mundësi që pala greke nuk dëgjon asnjë argument? Vullneti ynë politik duhet ta zgjidhë si e mendojnë ata, ndërsa organet e reja të drejtësisë kanë marrë vendime. Ne nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes. Por kjo qasje e palës greke tregon se raporti i ri po kalon përmes një sprove të fortë. Qasja jonë është e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur ato pa kushte në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit , bie ndesh me inercinë e tmerrshme të një historie 111 vjeçare. Ajo historia i ka mësuar njerëzit të mendojnë se pushteti politik tërheqë për hundë pushtetin gjyqësor.” tha Rama