Vendosni fjalën kyçe....

Ballkani i Hapur, Rama dhe një tregim nga Babilonia


Nga Hysni Gurra

Në një rrëfim biblik, tregohet për një mbret babilonas të shkujdesur e të korruptuar, Belshazari.

Para se të shkojmë në Babiloni

Perandoria e kohës është USA, e cila ka shtrirë zonat e saj të influencës thuajse në çdo kontinent. Siç ndodh me perandoritë, që komandohen pjesërisht nga lobingjet, ajo u jep këtyre lobingjeve zona influence, për të ruajtur hegjemoninë e saj, por edhe këta të bëjnë biznesin e tyre.

Por kuptohet zemra e shteti të perandorisë mundohet që të mos korruptohet e verbohet plotësisht asnjëherë. Që të mos e zgjasim, një pjesë të Evropës Juglindore, sidomos Ballkanin, perandoria ia ka lënë në mbikqyrje njërit prej grupeve të lobimit.

Sigurisht, duke dhënë ky i fundit garanci se nuk do cënohen kurrë interesat gjeostrategjike të perandorisë më këtë rajon. Ky grup lobingu kuptohe del qefil për Ramën dhe Vuçiçin. Të dy, nën këtë “mburojë” abuzojnë, vjedhin vendet e tyre, vjedhin votat, shtrojnë gostira e vizatojnë harta gjegrafike e ekonomike sipas qefit të palëve përfituese.

Nuk i shqetëson asgjë sepse kanë garancinë e lobit që i kontrollon. Mirëpo, për rrethana x, ariu i stepës del nga strofulla, zbret në fushë. Nga kjo dalje nxori në pah se ariu jo vetë s’ka qenë në gjumë, por se njëri prej KM, Vuçiç, ishte thuajse 100% nën influencën e tij.

Krejt normale kjo shqetësoi perandorinë. Dhe perandoria, me ç’duket, i ka tërheq veshin qefilit. Mund t’i ketë thënë na dole garant për këta, ndërkohë këta i paska kap tjetri të dy.

Tregimi biblik:

Belshazari ishte mbreti i fundit i Babilonisë së lashtë.

Belshazari ishte nipi i Nebukadnetsarit nëpërmjet vajzës së tij Nitokris. Belshazari e quan Nabukadnetsarin “babai” i tij, por ky mund të jetë edhe një përdorim i përgjithshëm i fjalës baba, që do të thotë “paraardhës”.

Gjatë jetës së tij, mbreti Nebukadnetsar i kishte besuar dhe i ishte përulur Perëndisë së vërtetë, jo idhujve dmth, por pas vdekjes së Nebukadnetsarit, nipi i tij Belshazari “lavdëroi perënditë e arit dhe argjendit, bronzit dhe hekurit , druri dhe guri”. Pra doli nga besimi, u korruptua dhe këputi zinxhirët si mund të thuhet.

Kur morën plaçkë dhe robër nga tokat e pushtuara hebreje, kishin marrë mes robërve edhe Danielin, një profet sipas të krishterëve.

Një natë fatale në vitin 539 para Krishtit.

Ndërsa medët dhe persianët kishin rrethuar qytetin e pamposhtur të Babilonisë për ta pushtuar, mbreti Belshazar organizoi një gosti me familjen e tij dhe një mijë fisnikët e tij.

Mbreti kërkoi që të gjitha kupat dhe enët prej ari dhe argjendi të grabitura nga tempujt judaik të silleshin në sallën e banketit mbretëror. Ata i mbushën enët me verë dhe pinë prej tyre, duke lavdëruar perënditë e tyre të rreme.

Përdorimi i enëve nga tempulli hebre ishte një përpjekje blasfemuese për Belshazarin për të rijetuar ditët e lavdisë së mbretërisë së tij, për të kujtuar kohën kur Babilonia po pushtonte kombet e tjera, në vend që të kërcënohej me asgjësim nga Persianët jashtë mureve të Babilonisë. Arroganca në kulm.

Ndërsa mbreti i dehur po argëtohej, Zoti i dërgoi një shenjë: u shfaq një dorë njeriu, që notonte pranë shandanit dhe shkruante katër fjalë në suva të murit: “MENE MENE TEKEL UPHARSIN”. Pastaj dora u zhduk.

Mbreti u zbeh dhe u frikësua jashtëzakonisht shumë; ai thirri njerëzit e tij të urtë, astrologët dhe magjistarët për t’i treguar se çfarë kuptimi kishte shkrimi, duke premtuar se “kushdo që e lexon këtë shkrim dhe më thotë se çfarë do të thotë, do të vishet me ngjyrë vjollce dhe do t’i vendoset një zinxhir ari në qafë dhe do të bëhet sundimtari i tretë më i lartë në mbretëri”. Por asnjë nga njerëzit e mençur të Babilonisë nuk mund t’i interpretonte fjalët.

Duke dëgjuar një zhurmë në sallën e banketit, mbretëresha (ndoshta Nitokris apo edhe e veja e Nebukadnetsarit) erdhi për të kuptuar ç’po ngjante. Kur kuptoi ç’kërkonte mbreti, asaj iu kujtua Danieli si një njeri, të cilit Nebukadnetsari i kishte besuar urtësisë së tij dhe i tha Belshazarit të thërriste ‘profetin’ për të interpretuar shkrimin.

Danieli u soll para mbretit, por ai refuzoi dhuratat që i ofroi Belshazari—siç doli, ai i tha mbretit se mbretëria nuk ishte e tij që të kishte të drejtë ta shpërdoronte si të donte ai.

Danieli e qortoi krenarinë e Belshazarit: megjithëse mbreti e dinte historinë se si gjyshi i tij i qe përulur Zotit të vërtetë, ai nuk u përul, refuzoi.

Në vend të kësaj, ai e çnderoi Perëndinë duke pirë nga sendet e shenjta të tempullit. Pastaj Danieli interpretoi fjalët në mur. Mene do të thotë “Perëndia ka numëruar ditët e mbretërisë sate dhe i ka dhënë fund”. Tekel do të thotë “ju jeni peshuar në peshore dhe jeni gjetur i fajtor”. Upharsin do të thotë “mbretëria jote është e ndarë dhe u është dhënë medëve dhe persëve”. Danieli nuk tregoi kurrë se cilës gjuhë i përkasin ato fjalë.

Atë natë, persët pushtuan. Kiri i Madh, mbreti i Medo-Persisë, depërtoi murin e supozuar të padepërtueshëm të Babilonisë.

Të dhënat historike tregojnë se ky pushtim u bë i mundur sepse i gjithë qyteti ishte përfshirë në një festë të madhe, festa e Belshazarit, me këtë kuptohet korruptimi dhe shfrenimi i pushtetit.

Për mbyllje:

Për t’i shpëtuar gjykimit, qefili, ashtu siç u përshkrua në tregimin e mësipërm, shkroi me dorën e Nazit fjalët: MENE MENE TEKEL UPHARSIN për Ramën dhe Vuçiçin. Këtij të fundit nuk ka çfarë i bën as qefili as perandoria se ai shkon futet direkt në strofullën e ariut. I vetmi që mbetet zbuluar në këtë rast është Belshazari (Rama) ynë.

Loja tani ka filluar. Si do zhvillohet ajo? Të shohim!