Vendosni fjalën kyçe....

‘Homeland Justice’ nxerr të tjera të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë, numrat e telefonit e të kartës së identitetit


Faqja Homeland Justice, që më herët ka publikuar materiale të ndryshme që pretendon se i ka marrë pas sulmit kibernetik ndaj platformës qeveritare e-albania dhe faqeve të institucioneve, ka publikuar sot një listë të gjatë me numra telefoni dhe numrin e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë.

Ato janë publikuar në faqen e saj në kanalin Telegram ku mund të shkarkohen lehtësisht nga gjithkush.

Më herët faqja në fjalë, që është e bllokuar nga autoritet shqiptare, ka nxjerrë foto dhe emaile ndërsa ka deklaruar se do vijojë me publikimin e materialeve të tjera.

Sulmi ndaj platormave qveritare ndodhi pak javë më parë duyke nxjerrë jashtë loje të gjitha faqet qeveritare dhe platformen e-albania.

Kryeministri Rama bëri përgjegjës për sulmin kibernetik shtete të huaja pa i përmendur me emër ato ndërsa tha se të dhënat personale të qytetarëve ishin të sigurta.