Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh nga Jala: Rinia gati të udhëheqë ndryshimin e madh që po afron


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar disa foto nga Jala, nga bashkëbisedimet e tij më të rinjtë e forumit rinor.

Meta thotë se në shtator do të vijë me energji të reja, ndërsa thekson  se rinia është gati të udhëheqë ndryshimin e madh që sipas tij po afron.

“Përshëndetemi sot në Jalë dhe ritakohemi në shtator me energji të reja. Rinia është gati të udhëheqë ndryshimin e madh që po afron!”– shkruan Meta.

Një ditë më parë, ish-presidenti tha se muaji shtator do sjellë një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës.

Ai vlerësoi rolin e forcës politike që drejton që sipas tij do i japë opozitarizmit atë dimension që i mungon dhe ndryshimin që duhet.

Meta po ashtu paralajmëroi se kryeministri Edi Rama do largohet njësoj si ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç.