Vendosni fjalën kyçe....

I shtruar në spital në Turqi, rëndohet gjendja e gazetarit Kosta Grillo, miqtë apel për ndihmë


Gazetari sportiv Kostandin Grillo prej ditësh është shtruar në një spital në Turqi ku po kurohet për Covid-19.

Gjendja shëndetësore e tij është rënduar dhe miq e të afërm bëjnë apel për ndihmë pasi atij i duhet t’i nënshtrohet një trajtimi të cili që është i kushtueshëm.

Miku i tij gazetari Ervin Petraq Baku ka bërë thirrje për ndihë ndaj gazetarit Grillo.

POSTIMI I PLOTE

THIRRJE URGJENTE!!!

Vëllai jonë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj!!! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh.

Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij!

Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.

JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!

Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:
Llogaria është në emër të :
LEDIA GRILLO KASEM
Raiffeissen Bank
Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318
Çdo minutë vlen!!!