Vendosni fjalën kyçe....

Obamacare shpallet anti-kushtetuese nga një gjykatë federale në SHBA


Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara e shpalli antikushtetues të premten paketën ligjore të sistemit të sigurimit universal shëndetësor të njohur si “Obamacare”. Vendimi u përshëndet nga presidenti Donald Trump, ndërkohë opozita demokrate premton ta apelojë vendimin.

Gjyqtari i distriktit të Teksasit, Reed O’Connor e dha vendimin e tij pas ankesave të depozituara nga disa prokurorë republikanë dhe një guvernator kundërshtarë të këtij ligji që shënoi presidencën e Barack Obamës.

Ky rast tani i ka gjitha mundësitë të paraqitet në Gjykatën e Lartë, ku pesë nga nëntë gjyqtarët që shqyrtuan një çështje specifike dhe e mbajtën të pandryshuar “Obamacare” në vitin 2012, janë ende në detyrë.

Gjykatësi federal O’Connor theksoi se kërkesa që çdo amerikan të paguaj taksa apo të blejë një sigurim shëndetësor, është jokushtetuese, transmeton oraneës.

Presidenti Donald Trump e përshëndeti menjëherë vendimin e gjyqtarit nga Teksasi.

“Uau, vendimi nuk është aspak surprizë, Obamacare sapo u cilësua antikushtetues nga një gjyqtar mjaft i respektuar i Teksasit. Lajm i mirë për Amerikën’’, shkroi Trump në Twitter.

Republikanët kanë kundërshtuar ligjin e vitit 2010, të miratuar gjatë presidencës Obama dhe janë përpjekur ta anulojë disa atëherë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *