Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Jemi në periudhë rrokullisje të madhe, Rama e shpopulloi Shqipërinë me ritmet e Sirisë në luftë


Kreu i PD-së Berisha deklaroi nga Pogradecu se qeveria e Edi Ramës është e shkëputur nga shoqëria e realiteti i saj.

Gjatë takimit me qytetarët pogradecarë ai tha se vendi ka potenciale të mëdha turistike po Rama ka shpenzuar shuma të mëdha vetëm në disa qytete duke lënë pas dorës të tjerët.

“Qeveria është e shkëputur nga shoqëria dhe realiteti i shoqërisë. Po ta dëgjosh kreun e qeverisë, ai flet për turizmin e përsosur çdo ditë. Por këtu nuk ka përfshirë asgjë. Se si mund të mos vendosësh që Tushemishti të mos jetë ndër fshatrat turistike është  një shpërfillje. Shqipëria është me potencial turistik. Kjo qeveri e ka injoruar Pogradecin në shkallën më të pamerituar, por Pogradeci është pjesë e të tërës. Nëse injorohet Pogradeci injorohet vendi. Ai është përqendruar në Vlorë, nuk kam xhelozi, por ai e gjymtoi Vlorën, I zhduku sheshet. Sheshin e Bashkisë dhe të Flamurit, dy më të bukurat, ai i ka tjetërsuar sipas mendjes së tij, por para janë harxhuar pa masë dhe ka sjellë vetëm një dëmtim të pariparueshëm me sheshet.” – tha kreu i PD.

Ai shtoi më tej se vendi po përballet me një periudhë rrokullisjeje të madhe. Berisha përmendi shifrat e shqiptarëve të larguar nga vendi që prej vitit 2014 duke thënë se bëhet jalë për rreth 750 mijë persona.

Kreu i PD-së se shpopullim i tillë nuk i ka ndodhur asnjë kombi tjetër në Europë dhe se Shqipëria po ia kalon edhe Sirisë në luftë.

“Sot është e qartë dhe e pamohueshme që ne kalojmë një periudhë rrokullisje të madhe. Nga viti 2014 deri më sot, 744417 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën e BE-së, pa përfshirë Kanadanë, SHBA, e vende të tjera jashtë BE-së. I bie 27% e popullatës. Përveç luftës, kombet nuk i kanë larguar me kaq shpejtësi nga vendi i tyre në proporcione të tilla. Ka një periudhë tjetër, 2007-2014, në të cilën, sipas statistikave të kësaj qeverie, popullata u rrit nga viti në vit. Nuk është se nuk ikën, por popullata rritej, sepse vinin shumë dhe largoheshin shumë më pak. Nga 2014, një largim i tillë nuk i ndodh asnjë kombi tjetër në Europë. Shpeshherë ia kalojmë dhe Sirisë që është në luftë.” – tha Berisha.