Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e rralla, dy arinj të murrmë përleshen për shkurret me mjedra (Video)


Kamerat në pyje të largëta në Lindjen e Largët të Rusisë kanë kapur imazhe të rralla, të përplasjes së ashpër mes dy arinjve të murrmë, me sa duket për shkurret me mjedra.

Arinjtë dihet se kanë dobësi për ëmbëlsirat por kanë edhe një forcë të jashtëzakonshme dhe kthetra e dhëmbë të frikshëm.

Dy prej tyre teksa kishin dalë për t’u ushqyer gjatë natës përfunduan duke u zënë me njëri-tjetrin.

Pamjet e rralla janë kapur nga kamerat kurth në pyll ndërsa fitimtari nuk është filmuar duke qenë se arinjtë në sherr e sipër prishën edhe kamerat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *