Vendosni fjalën kyçe....

‘Audi’ përplaset me shtyllën në Tiranë


Një mjet është përplasur me një shtyllë energjie elektrike në Tiranë, duke bërë që shtylla prej betoni të thyhet në mes e të bjerë mbi makinën luksoze.

Aksidenti ka ndodhur pranë Fakultetit Ekonomik në ‘Rrugën e Ebasanit’ ndërsa mjeti tip ‘Audi Q8’ ka pësuar dëme të shumta.

Nuk dihet ende nëse nga përplasja e fortë ka persona të dëmtuar.