Vendosni fjalën kyçe....

Elona Guri shpërthen kundër Gazment Bardhit: “Mos i jep gojës siç i jep b…! S’pranove të flisje kundër Suel Çelës e dole garant i bandave në Elbasan, shiko regjistrimet”


Duket se mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur përplasjet dhe këtë na e dëshmoi debati i mbrëmjes që kaluar që nisi me një deklaratë të  PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm.

Në debatin e nisur mbrëmjen e kaluar pas deklaratës së Gazment Bardhit, se PD-ja i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit donte të garonte e vetme në zgjedhjet e 25 Prillit, është futur edhe Elona Guri.

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës Elona Guri, e sulmon ashpër Bardhin duke i thënë atij se duhet të bëjë kujdes për ato çfarë flet.

Guri bën akuza të forta ndaj Bardhit, duke thënë se ai vetë kishte bërë një marrëveshje që 8 mandate t’i mbante PS-ja në Elbasan dhe se kishte dalë garant i bandave se do bëhej ministër i Brendshëm. Po ashtu ai kishte refuzuar sipas Gurit të bënte deklaratë për shtyp kundër Suel Çelës, një bisedë që sipas saj ka qenë e regjistruar.

“Mos i jep gojës siç i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk të qaste njeri në zyrë.

Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe këshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyrën e Bashës se si ti kishe bërë marrëveshjen 8 mandate t’i mbante PS në Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dalë garant bandave se do ishe ministër I brendshem. Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëje konferencë shtypi kundër Suel Çelës.

Ti beson se këshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfarë u tha aty?”– shkruan Guri.

E gjithë kjo deklaratë e Gurit vjen pasi mbrëmjen e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Open”, deklaroi se P i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm.

Sipas Bardhit, LSI donte të garonte në zgjedhjet e 25 prillit në listë të vetme.