Vendosni fjalën kyçe....

Evis Kushi u përgjigjet kritikëve: Luiza Gega do të marrë gradën kolonel, sot sportistët trajtohen me respekt


Në ceremoninë e organizuaqr sot në nder të kampiones së Europës Luiza Gega, ministrja e Arsimit Evis Kushi iu përgjigj kritikëve në lidhje me kushtet për sportistët shqiptarë.

Gjatë fjalës së saj, Kushi u shpreh se sportistët vlerësohen me një kuadër ligjor të ngjashëm me atë të Bashkimit Europian.

Po ashtu ajo tregoi se projektligjin e ri të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, Luiza Gega do të fitojë gradën kolonel.

“Ka pasur nga ata që në vend që të gëzohen janë përpjekur ta helmojnë atmosferën me komente. Çfarë ka bërë shteti për Luizën, a ka shtëpi Luiza apo jo. Mbështetja e qeverisë nuk mund të ndryshojë gjithçka në jetën e një sportisti. Sot sportistët trajtohen vlerësohen me respekt dhe dinjitet brenda mundësive dhe kushteve të një shteti si Shqipëri. Kemi një kuadër ligjor të përafruar me atë të BE. Një buxhet të shtuar disa fish për sportin. Kemi stadiume, parqe olimpike. Kemi bashkëpunim mes qeverisë, bashkisë, komitetit olimpik dhe vetë sportistëve.

Do të kemi për herë të parë edhe grada honorifike për sportistët. Është një hap domethënës që vlerëson punën e sportistëve. Pas këtij ligji Luiza do të gëzojë gradën kolonel. Luziza përfiton shpërblimin përkatës për çdo medalje dhe çdo rekord. Luiza ka mbështetjen e kombit shqiptar. Kjo është arritja më e madhe për Luizën. Luiza ia doli të ngjitët në majë. Madhështia duhet të keë patjetër thjeshtësi, mirësi dhe vërtetësi. Dhe Luiza i ka të treja.”– tha Kushi.