Vendosni fjalën kyçe....

Rama në ceremoninë për Luiza Gegën: Nuk ndodh shpesh, sot Gjermania është e dyta pas Shqipërisë


Kryeministri Edi Rama po flet në ceremoninë e organizuar sot në Kryeministri në nder të atletes Luiza Gega e cila dy ditë më parë fitoi në Mynih titullin “kampione e Evropës” në atletikë.

E pranishme në ceremoni ishte edhe ambasadorja e re e BE-së në vendin tonë Christiane Hohmann, e cila është gjermane.

Dhe Rama nuk e la pa evidentuar këtë fakt duke bërë batuta se sot në sallë Gjermania është e dyta pas Shqipërisë, duke qenë se Gega në kampionat la pas me 4 sekonda një atlet gjermane.

“E dashur Luiza, fort e admiruar kampione tanimë edhe e Evropës. Është një krenari dhe një privilegj shumë i veçantë që të kemi sot këtu mes nesh.

Në një përpjekje për të thënë faleminderit, jo doemos me të gjitha fjalët e nevojshme se këtu u thanë shumë fjalë, por prap kjo arritje të lë pa fjalë, por të paktën em gjithë ceremoniale që ofron shteti.

Dhe për fat të mirë rastësia e deshi që sot unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e re të BE-së në Shqipëri, të cilës i kërkova të qëndrojë pas takimit për të kremtuar një kampione evropiane që mundi një gjermane.

Nuk na ndodh shpesh që të lëmë mbrapa Gjermaninë, para ca kohësh dikush thoshte se jemi të dytët pas Gjermanisë, por sot këtu në këtë sallë Gjermania është e dyta pas Shqipërisë.

Dhe kur vjen fjala tek gara dhe tek adrenalina që gara prodhon për njerëzit për komunitetet për kombet, për gjithë popullsinë e botës shteti ka kpohë që e ka pranuar që e ka humbur rivalitetin me sportin.”– tha Rama.