Vendosni fjalën kyçe....

Rama s’e mban gojën: Vajzat e djemtë provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë “talljetrapistët”, s’ka asnjë shpërblim financiar që mund të kompensojë Luizën


Në ceremoninë e nderimit të Luiza Gegës në ambientet e Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama e vlerësoi lart figurën e saj.

Ai tha se nuk ka shpërblim financiar që e kompenson sfilitjen, lotin, gjakun e lodhjen e Luiza Gegës. Megjithatë këmbënguli se Shqipëria i shpërblen sportistët shumë më mirë se shumë vende të tjera.

Ai e ka vlerësuar atleten me medaljen “Ylli për Mirënjohje Publike”. 

Në një moment gjatë fjalimit të tij, ai lëshoi gojën kundër atyre që i cilëson kritikët cinikë që mendojnë ndryshe për djemtë dhe vajzat shqiptare.

“Mendoj se ti hyn në një kënd shumë specifik, si parakumptuese të një Shqipërie ku vajza e djem do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni ‘talljetrapistët” me kombin, flamurin dhe normë morale dhe etike të traditës shqiptare.

Ngadhënjimi yt i tregon të gjithëve se nuk ka njerëz, popuj, kombe më inferior se të tjerët e s’ka asgjë të pamundur për çdo kënd që ka kurajon ta ndjekë deri në fund ëndrrën e vet.

Në një vend që pistën e parë normale të atletikës e ka ndërtuar tani do të thotë t’i thuash të gjithëve që asnjë arsye sado objektive asnjë pengesë, asnjë distancë, s’të pengon të ngjitesh në majë nëse je i vendosur të ngitesh në majë e të paguash çmimn e sfilitjes.

Për të mos marrë mësysh po i vë një hudhër fjalimit duke sjellë në vëmendje një pjesë brutale të komunitetit tonë që nuk e duron dot suksesin dhe nga ana tjetër, që nivelin e urrejtjes për tjetrin, e ka të atillë sa është gati ta bëjë copë Shqipërinë, çdo gjë që është shqiptare, jo se nuk e do atdheun, flamurin, shtëpinë e vet, por se nuk arrin dot ta kuptojë që atdheu nuk ëshgtë vetëm i veti dhe i anës së vet, kjo arrin kulmin kur në vend se të admirohet ana reale e suksesit që ska të bëjë fare me financat, me kushtet, por me ëndrrën e vullnetin për ta ndjekur ëndrrën shpotitet suksesi dhe flitet për euro, e flitet për braktisje, vuajtje.

Kam vetëm një fjalë për t’u thënë këtyre sot: Shqipëria sot i shpërblen, sot jo Luizën sot, më shumë se sa shumë vende të tjera më të suksesshme.

S’ka asnjë shpërblim financiar që mund të shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombit, dhe kjo medalje kordoni i madh i yllit të mirënjohjes publike është thjesht shprehja e përulur e admirimit, por nuk e kompenson dot se s’ka medalje e shpërblim financiar që mund të kompensojë sfilitjen lotët gjakun e djersën.

Këtë do e merrte Çurçilli, jo ti, por ty të takon ndoshta më shumë se kujtdo tjetër se shqiponjës dy krenare me yllin 6 cepësh është hija e atletit të parë të kombit tonë, atleti i lirisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Duke të ftuar pa iu trembur shtatlartësisë sime të kotë, se mua më rrofshin gjithë këto centimetra, unë e di që ti je trime e nuk trembesh por dhe vetë Napoloni ishte vetëm 2 cm më i gjatë se ty. Por ishte 20 minuta 20 minuta më i ngadaltë se ti.

Kjo është për ta certifikuar se nuk është e kontranduar, është origjinale.”- tha Rama.