Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme përgënjeshtron ambasadën ruse: S’kemi marrë asnjë shkresë zyrtare për incidentin në Gramsh


Ministria e Jashtme ka përgënjeshtruar ambasadën ruse në Tiranë pas pretendimit të kësaj të fundit se i kishte dërguar një notë lidhur me arrestimin e dy shtetasve rusë pas incidentit në uzinën ushtarake të Gramshit.

Sipas ministrisë, nnë një deklaratë për Euronews Albania nuk ka ende ndonjë shkresë zyrtare për rastin në fjalë. Më herët ambasada ruse kishte deklaruar për median ruse Sputnik se nuk kishte asnjë informacion zyrtar lidhur me dy shtetasit rusë të arrestuar duke kërkuar informacion mbi vendndodhjen e tyre, akuzat ndaj tyre dhe mundësië e një takimi me ta.

Shtetasit rusë të arrestuar pas incidentit në uzinën e Gramshit ku u sulmuan dy ushtarë, janë 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva e 23-vjeçari Mikhail Zorin.

Ata dyshohen se po kryenin veprime spiunazhi ndërsa vetë të ndaluarit kanë pretenduar se janë blogerë. Timofoeva ka qenë edhe një vit më parë në Shqipëri ku ka vizituar disa objekte ushtarake dhe ka postaur edhe foto në brendësi të tyre.