Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada ruse notë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, kërkon informacione e takim me dy rusët e arrestuar


Ambasada ruse i ka dërguar një notë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lidhur me ndalimin e dy shtetasve rusë pas incidentit në uzinën e Gramshit.

Sipas saj, ajo u ka kërkuar autoriteteve shqiptare identitetin e shtetasve rusë të ndaluar, vendndodhjen e tyre, akuzat ndaj tyre si dhe mundësinë e një takimi me përfaqësues të saj.

24-vjeçari Mikhail Zorin e 33-vjeçarja me iniciale Svetlana Timofoeva u ndaluan bashkë me një shtetas ukrainas pas një incidenti në uzinën ushtarake të Gramshit ku ata akuzohen se sulmuan dy ushtarët shqiptarë që ruanin godinën.

Ata dyshohen për spiunazh ndërkohë që pretendojnë se janë blogerë. Ata kanë qenë edhe më herët në vendin tonë dhe bazat ushtarake ku kanë bërë edhe disa fotografi të postuara në rrjetet sociale.