Vendosni fjalën kyçe....

Finalja e US Open për femra, Azarenka përballë Osakës për çmimin e madh


Finalja e edicionit të 134 në US Open për femra do të luhet ndërmjet japonezes Naomi Osaka dhe bjelloruses Victoria Azarenka.

Dy tenistet respektuan parashikimet dhe të shtunën në mbrëmje do të përballen ndërmjet tyre, për të fituar përveç trofeut të lakmuar edhe çekun e majmë, me plot 3 milionë dollarë.

Dueli më interesant në fazën gjysmëfinale ishte padyshim takimi Victoria Azarenka–Serena Williams.

Në Stadiumin Arthur Ashe Serena Williams zbriti pas tre ndeshjeve të lodhshme me tre sete, të fituara ndaj kundërshtareve të tilla si Sloane Stephens, Maria Sakkari dhe Tsvetana Pironkova, ndërsa Vika në krahun tjetër u paraqit si tenistja më në formë, me plot 10 fitore radhazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *