Vendosni fjalën kyçe....

Mbetën në det të hapur pas prishjes së skafit, shpëtohen katër pushuesit në Lezhë (Video)


Katër pushues janë shpëtuar policia pas skafi me të cilin udhëtonin pësoi defekt.

Sipas policisë, mjeti detar u gjet në Kune Vain në det të hapur, rreth 1.3 milje jashtë bregut në një zonë të vështirë për të manovruar.

Skafi dhe katër pushuesit është tërhequr dhe është nxjerrë deri në port ndërsa ata paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi

“Gjatë patrullimit të zonës, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare janë telefonuar për ndihmë nga disa shtetas, dhe janë njoftuar se mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt e kishin mbetur në det të hapur, duke mos patur mundësi të ktheheshin në breg. Menjëherë në ndihmë të tyre, kanë shkuar shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, të cilët kanë konstatuar në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar, një skaf me 4 shtetas në të, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk lëvizte.  Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.”