Vendosni fjalën kyçe....

Gratë u kapën jashtë me aparate, burrat brenda në tunel – Çfarë thotë policia reagon për ngjarjen në uzinën e Poliçanit


Të tjera detaje mësohen lidhur me ndalimin e disa shtetasve të huaj në uzinën e Poliçanit, e cila dikur shërbente për prodhimin e armëve dhe municioneve. Janë ndaluar katër turistë evropianë.

Katër të huajt nga Çekia, dy gra kishin qenë duke bërë foto dhe dy burra ishin futur në tunelin që të çon drejt uzinës së Poliçanit.

“Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.”- thotë policia.

Dyshimet janë se ata kanë dëmtuar çelësin e tunelit që të çon drejt uzinës duke rritur dyshimet e policisë, të cilët i kanë vënë në pranga.

Ngjarja vjen vetëm pak orë pas një incidenti të ngjashëm të ndodhur në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh, ku dy rusë dhe një ukrainas u ndaluan pasi tentuan të futen me forcë në objektin ushtarak. Njëri prej tyre hodhi spraj neuroparaliazues ndaj dy rojeve ushtarake, Aldo Bici dhe Ardian Caka.