Vendosni fjalën kyçe....

Meta pyetet për Begajn dhe deklaratën e tij për “Open Balkan”: Presidenti i ri është i pavarur dhe i përgjegjshëm për çdo qëndrim që mban


Në konferencën e sotme për mediet, ish-presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e Presidentit të ri Bajram Begaj për “Open Balkan”.

Në përgjigjen e tij, Meta tha se Presidenti i ri është i pavarur dhe i përgjegjshëm për çdo qëndrim që mban.

“Unë e përfundova mandatin tim në Presidencë duke bërë simbolin më të dashur për mua e shqiptarët e ndershëm e patriotë dhe në datën 25 kemi nisur një rrugë të re bashkë me shqiponjën tonë e ngjyrat e flamurit komëbtar, kjo betejë do i interesojë dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës e pozitës së saj ndërkokombëtare.

Nuk më duket etike të komentoj qëndrimet e Presidentit të ri, ai është i pavarur dhe i përgjegjshëm për çdo qëndrim që mban.

Lidhur me iniciativën e Vuçiç dhe ogiçit të tij Rama të Balkanit të Hapur që ka ndërruar tre emra deri tani, qëndrimi im ka qenë më i përmbajtur, por e dini cili është qëndrimi i presidentit të Malit të Zi që është ndër polikanët më të përgjegjshëm e përvojë në këtë rajon e njeh më mirë se kushdo fqinjin e vet verior dhe grabitqar të pandrysheshëm, e dini që dhe presidenti i Maqedonisë ka pasur e ka shprehur rezervat e tij. Kjo është iniciativë që synon të minojë perspektivën evropiane të rajonit tonë.”- tha ai.

Një ditë më parë, presidenti Begaj ndërsa fliste në një intervistë për RTK ka dhënë mendimin se nisma “Open Balkan” duhet përkrahur dhe që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhen të përfshihen.