Vendosni fjalën kyçe....

Çështja e detit/ Meta: Kam prova për dëmet që Rama i ka shkaktuar interesave të Shqipërisë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme për mediet, u ndal pak në çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë pasi u pyet për këtë nga gazetarët.

Ai tha se ka shumë fakte dhe prova që kryeministri Edi Rama ka bërë pazar me çështjen e detit dhe u shpreh i gatshëm për të shkuar në Parlament, pasi ai u kishte dërguar deputetëve një pjesë të dokumenteve për këtë, vetëm dy ditë pas largimit nga Presidenca.

“Për këtë çështje kam kaq shumë fakte, prova të dëmeve të jashtëzakonshme që Rama i ka shkaktuar interesave të Shqipërisë, kombëtare, politike, por kjo nuk është një çështje që mund të më shfokusojë nga çështjet e tjera.

Nuk devijon duke shpikur asgjë tjetër, kjo aferë do e marri në fund të detit. Pa asnjë diskutim.

I kam çuar një letër Kuvendit dy ditë përpara se të lë Presidencën. U kam çuar vetëm një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje, që vjen si rezultat i lojrave të këtij personi të papërgjegjshëmk, aventurier i marrë peng. Një dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave kombëtare. Dhe i kam bërë të qartë parlamentit që në çdo moment, si ish-President, të shkojë atje sa herë që të kenë ndonjë paqartësi dhe të kontribuojmë për interesin e Shqipërisë. Sepse dëmtimi i pozitës së vendit në mënyrë të qëllimshme, është i rëndë dhe i mirëdokumentuar. Nuk dua të flas më shumë për këtë çështje.”– tha Meta.