Vendosni fjalën kyçe....

Vëllezërit 12 dhe 13 vjeç i bashkohen babait dhe plagosin burrin që dyshonin se ishte “dashnori i nënës”


Për moshat e tyre, 12 dhe 13 vjeç, ata janë praktikisht fëmijë. Mirëpo, dy të miturit nga Napoli i janë bashkuar të atit dhe kanë plagosur një burrë, pas dyshimit se kishte një lidhje me nënn e tyre.

Sipas medieve italiane, ngjarja ka ndodhur në Castellammare di Stabiadhe ka shkaktuar konfuzion të madh në qytet, mbi të gjitha për shkak të pjesëmarrjes së të miturve.

Sipas karabinierëve kjo histori ka ende disa aspekte për t’u sqaruar, veçanërisht në fazat e sakta të dinamikës.

I plagosuro është një 45-vjeçar, i cili është shtruar në spital, por jo në rrezik për jetën. Ai do të qëndrojë aty për 40 ditë. Kjo është prognoza e formuluar nga mjekët e urgjencës ku u transportua menjëherë pas ngjarjes.

Ajo që ndodhi ishte një pritë e vërtetë e organizuar nga babai dhe dy djemtë. Dikush i ra në telefon, burri doli jashtë. Ai ndoshta e dinte se kush e thirri. Ndoshta ka imagjinuar një sqarim.

Dhe u godit para shtëpisë së tij.

Thuhet se për herë të parë “dashnori i mamasë” u godit nga trembëdhjetë vjeçari. Më pas, 45-vjeçari mori edhe dy goditje të tjera (nuk dihet ende nga kush në veçanti) pasi u rrethua nga babai i djemve dhe nga vëllai 12-vjeçar.

Burri pësoi një shpim dhe plagë në shpatullën e djathtë, në kofshën e majtë dhe në krahun e majtë. Dy të miturit, nisur nga mosha e tyre, nuk janë të proçeduar, por babai 49-vjeçar akuzohet për dëmtime të rënda personale dhe armëmbajtje dhe sulm me thikë.